Ka ndodhur

Pasaporta false për të shkuar në SHBA dhe Angli, arrestohet 54-vjeçari

Gazeta Si – Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ndihmonte emigrantët shqiptarë të kalonin në Angli apo në Amerikë me pasaporta të falsifikuara.

Gjatë periudhës 2019-2022, ai ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë