Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili në zgjedhjet e 14 majit del koalicion me Astrit Patozin, tha se Meta dhe Berisha nuk janë alternativë për shqiptarët.
“Ne e kemi zgjedhur vetë të mos jemi në koalicion. Politikisht e kemi koalicionin, në disa zona kemi hyrë me lista të përbashkëta, ndërkohë në disa zona të tjera kemi hyrë me dy lista. Kemi vënë lista në të gjithë territorin tonë listat tona. Jemi më shumë të fokusuar tek Tirana.
Ky nuk është një bashkim real (koalicioni Meta-Berisha) plus që kemi diferenca të mëdha. Jo diferenca ideologjike, por kemi diferenca përsa i përket mënyrës se si është administruar politika shqiptare gjatë këtyre viteve. Nuk e di kush do të jetë e ardhmja e kësaj pune sepse nuk shikoj reflektim për gabimet që janë bërë përpara.
Ka 15 vjet që këtu nuk del më asnjë parti e re asnjë ide e re sepse ligji është bërë që të fitojnë vetëm dy parti. Ka ardhur dita që gjithsecili prej nesh të ketë idetë e veta, shqiptarët të kenë mundësi të bëjnë një përzgjedhje mes dy alternativave të ndryshme. Kemi bërë përpjekje që brenda opozitës të mos ketë dy tre kandidatë sepse ja bëjmë gati Edi Ramës,” tha Shehi i ftuar në Euronews Albania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje