Gazeta Si – Në një raport nga Mossad (Shërbimi Sekret Izraelit), policia greke ka parandaluar një sulm kundër objektivave hebreje, një vend kulti dhe një restoranti kosher në kryeqytetin grek, Athinë.
Sipas mediave, janë arrestuar dy pakistanezë, të cilët kanë hyrë në vend 4 muaj më parë nga Turqia.
Një i tretë, megjithatë, është në arrati dhe mund të jetë në Iran. Hetimi është një vazhdim i një operacioni të kryer në vitin 2021 në Qipro, ku gjithashtu me atë rast u arrestua një pakistanez.
Objektivi i parë, ishte një restorant në Psirri, të cilin autorët kishin zgjedhur ta sulmonin ose me armë, ose me eksploziv, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz.
Por operacioni u shty, pasi ata nuk mundën të gjenin armët që kërkonin. Kontaktet u bënë përmes ËhatsApp-it dhe ende nuk është e qartë se sa persona të tjerë janë kontaktuar me dy terroristët për propozimet e tyre.
Për çdo viktimë, dy autorët pakistanezë do të merrnin 15,000 euro nga organizatori i rrjetit terrorist, një 30-vjeçar pakistanez që jetonte në Teheran dhe i drejtonte ata.
Dy pakistanezët e arrestuar, të moshës 27 dhe 29 vjeç, kishin jetuar në Zakynthos dhe Sparta gjatë viteve të fundit.
Ata kishin hyrë ilegalisht në vend 5 vite më parë dhe siç edhe raportojnë mediat greke, njëri prej tyre ishte arrestuar një vit më parë pasi nuk kishte dokumentet e nevojshme.
Dy personat që tani janë në duart e autoriteteve greke u interesonte të vrisnin sa më shumë njerëz për të rritur shumën e parave që do të merrnin.
Historia mund të jetë pjesë e “luftës së fshehtë” midis Izraelit dhe ajatollahëve.
Shërbimet iraniane dhe pasdaran-i, shpesh përdorin elementë të huaj, duke përfshirë figura të zakonshme kriminale, për misione jashtë vendit. Ata janë elementë lehtëisht të manipulueshëm.
Nga ana tjetër, Irani akuzon izraelitët se po veprojnë së bashku me kundërshtarët e regjimit iranian për të kryer sabotim brenda Republikës Islamike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje