Politike

Nga McGonigal tek udhëtimet me charter, Berisha: S’heqim dorë nga komisionet hetimore për Ramën   

Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se nuk do të heqin dore nga kërkesa për komision hetimor ndaj çështjes McGonigal

“…Përsëri vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për hetimin e aferës Rama-McGonigal. Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin në çdo kohë fakte dhe dëshmi të reja. Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është autor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ligjet e Shqipërisë.

Afera McGonigal është një nga skandalet më të mëdha. Është Uotergejti i këtij shekulli.

Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna, se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të ekipit të McGonigal dhe të atij vet, ndaj biznesmenëve shqiptarë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, me gjithë denoncimet publike të dy biznesmenëve të njohur për kërkesat e këshilltarit privat të Edi Ramës, Dorian Duçkës dhe mikut të tij Agron Neza, për shumat marramendëse të tyre për të siguruar viza amerikane, apo për t’i hequr nga listat.

Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikoptera në të katërta anët, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratimin e Edi Ramës. Këta nuk janë, sepse trofetë be këtij gjahu, këta i ndanin me Edi Ramën.

Ne do të insistojmë, dhe nuk heqim kurrë dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet. Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit”, tha Berisha.

Një tjetër komision po ashtu që, sipas tij, nuk duhet të hiqet dorë nga kërkesa është edhe ajo për udhëtimet e Edi Ramës

“Komisioni tjetër hetimor që pret, është komisioni i lidhur me shpenzimet personale të Edi Ramës. Përdorimin e avionit me dhomë gjumi në dispozicion. 137 herë dhe një shumë prej 122 milion eurosh në kurriz të shqiptarëve. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë me forcën më të madhe në ngritjen e këtyre komisioneve”, tha ai.

Ligj tjetër, që duhet trajtuar sipas Berishës, është edhe ligji i parashkrimit.

“Qytetarët e tjerë, le ta gëzojnë atë të drejtë, por zyrtarët e lartë në asnjë mënyrë nuk duhet ta gëzojnë atë të drejtë, sepse siç e shihni heqja e imunitetit ka zero efekt, në një kohë kur tjetri ka vendosur kontrollin e plotë dhe total mbi drejtësinë. Atëherë, çështja e ndëshkimit të korrupsionit, është një çështje strategjike, në kuptimin e asaj që ne duhet të marrim çdo masë, në mënyrë që askush që e kryen këtë akt nga ministrat dhe kryeministrat, të mos të mundin t’i shpëtojnë akuzës deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Duhet të jetë efekti i heqjes së parashkrimit për zyrtarët, dhe në këtë mënyrë, njerëzit e vjedhur, njerëzit e varfëruar nga vjedhja, njerëzit e përçmuar do kenë si ngushëllim të vetëm se një ditë se drejtësia do bëhet për ata dhe pasuritë e tyre e tyre publike të vjedhura nga ministrat dhe kryeministrat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë