Gazeta Si – Një krim brenda familjes ka ndodhur në Tepelenë, ku burri ka goditur me thikë bshkëshorten dhe më pas është vetëdëmtuar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” rreth orës 09:40, ku pas një konflikti të çastit, 42-vjeçari L.N., qëlloi me thikë gruan F.N., 40 vjeçe.
Më pas burri goditi edhe veten me thikë. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje