Politike

Kodi ia lejon, Rama me punonjësit e administratës: Rris pagat me dy hapa brenda një viti  

Kur Edi Rama u zu ngushtë nga një pyetje drejtuar nga media se a po shkelte Kodin Zgjedhor me shpërndarjen 5 mijë lekë çdo pensionisti në prag të zgjedhjeve, kryeministri dha një përgjigje sfiduese për ligjin. “Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë” u shpreh ai.

Por pak orë më vonë, stafi e tij e kishte ‘ftilluar” kryeministrin se Kodi nuk parashikonte sanksione të tilla për zgjedhjet lokale por vetëm për ato të përgjithshme.

“Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, komentoi Rama në Tëitter

Pa kaluar as 24 orë, me të ‘drejtën’ e papenguar nga ligji ‘kinez’, Rama ia behu një takim me punonjësit e administraës me fokus rritjen e pagave administratës.

Rama nuk specifikoi konkretisht, por indirekt e tha, kur iu drejtua disa punonjesve me shumë vite në kryeministri se sa do të bëhej paga e tyre.  

“Tani që t’i marrim me radhë, rritja e pagave do bëhet një rritje me dy hapa në harkun e një viti.

Do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojë. Ndërkohë që për shkak të pagës minimale qe  e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë, lart për të thënë që sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund.

Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë.

Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë.

Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.

Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë. Këto 49-ën, 48-ën, 19-ën mos i merrni plotësisht për të mirëqena se mund të lëvizin me nga pak, por po lëvizën do lëvizin për më shumë, jo për më pak sepse janë duke u bërë kalkulimet, por kjo është rritja e pagave që natyrisht do përfshijë të gjithë administratën dhe ju sipas pozicioneve tani me atë që dëgjuat kini parasysh që aty do jetë pak a shumë paga juaj sipas kategorive…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë