Bota

Shtëpia e Bardhë: Amerikanët të ikin nga Rusia! Putin mobilizon 147 mijë rekrutë të tjerë

Gazeta Si – Të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në Rusi duhet të largohen menjëherë nga vendi. Shtëpia e Bardhë e kërkoi këtë në një komunikatë pas arrestimit të gazetarit të Wall Street Journal.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet shqetësuese se Evan Gershkovich, një shtetas amerikan, është arrestuar në Rusi”, – shkruan zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke nënvizuar se që nga mbrëmja e djeshme zyrtarët e administratës kanë qenë në kontakt me Wall Street Journal dhe me familjen e gazetarit.

“Është e papranueshme që qeveria ruse të synojë qytetarët amerikanë. Ne dënojmë arrestimin e Gershkovich në termat më të ashpër të mundshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e dënoi arrestimin e gazetarit në Rusi. “Ne dënojmë përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të frikësuar, shtypur dhe ndëshkuar gazetarët dhe zërat e shoqërisë civile”, tha Blinken, duke nënvizuar se Departamenti i Shtetit është në kontakt me gazetën amerikane.

Gjendja e arrestimit të gazetarit amerikan Evan Gershkovich në Ekaterinburg me akuzën e spiunazhit, do të zgjasë të paktën dy muaj, deri më 29 maj.

Këtë e ka vendosur Gjykata Lefortovo në Moskë, siç specifikohet nga shërbimi i saj për shtyp për agjencinë RIA Novosti. Gershkovich u deklarua i pafajshëm para gjyqtarëve.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për thirrjen në pranverorë për shërbimin ushtarak që prek 147,000 persona të moshës 18 deri në 27 vjeç, “të cilët nuk janë rezervistë dhe që do t’i nënshtrohen shërbimit ushtarak”.

Sipas shtypit rus, mobilizimi duhet të fillojë më 1 prill dhe të përfundojë në mes të korrikut. Qeveria, autoritetet rajonale dhe komisionet e mobilizimit ushtarak u ngarkuan për zbatimin e dekretit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë