Politike

PS-PD, tryezë për largimin e spiunëve nga politika, Balla: Dakord me Alibeajn. Kreu i grupit të PD: Të mos përdoret për luftë politike   

Mazhoranca dhe opozita janë ulur në një tryezë për të diskutuar rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kanë të njëjtin qëllim, të largojnë nga politika bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që s’mund të mbajnë poste të larta.

“Për të siguruar standardin e pastërtisë së figurës kremi propozuar nisma ligjore. Njëra ka të bëjë me garantimin e integritetit dhe tjetra ndryshime në ligj. Hera e parë që jemi në një panel me kryetarin e opozitës për këtë çështje. Edhe nisma që ka ardhur nga opozita është e mirëpritur nga ana jonë. Kanë përdorur model tjetër, synimi është i njëjtë. Ke qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, s’mund të jesh në këtë sallë, as president, as kryeministër apo në institucionet që parashikon Kushtetuta. S’mund të jesh kryetar i një partie politike në Shqipërinë e vitit 2023 nëse ke bashkëpunuar me sigurimin e shtetit”, tha Balla.

Por çfarë i dallon dy variantet?

“Po diskutohen dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore.

Ka vullnet politik për të ngritur mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese për dekriminalizimin. Mekanzimi është që kur rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit e humb mandatin ka qenë propozimi ynë.

Kurse i opozitës është një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që ka fuqi verifikuese dhe merr vendimin përfundimtar; të zgjidhesh apo jo në këto funksione. Ajo që na duhet është t’i bëjmë bashkë dhe të shkojmë në zgjidhje konkrete ligjore….Ne do shkojmë më propozimin tonë opozita ka një tjetër ne jemi të hapur të diskutojmë çdo formë. E rëndësishme është rezultati përfundimtar.  Sot është një moment i rëndësishëm ku ka konsensus të gjerë”.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se ka 32 vite që politika shqiptare nuk ndërmerr akte serioze për shkak të shantazhit në politikë. Alibeaj theksoi se hapja e dosjeve dhe lustracioni s’duhet të kthehen në luftë politike ndaj kundërshtarëve.

Alibeaj përmendi edhe dosjen ku Ilir Meta përmendet si spiun i ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se ende është çështje e zgjidhur.

“Shteti shqiptar dhe shoqëria kanë dështuar në mënyrë dramatike dhe mizore për të tejkaluar një nga standardet morale, ndëshkimin e diktaturës me instrumentet që Europa e Perëndimit ia ka dhënë asaj të Lindjes, aksesi në dokumentet e Sigurimit të Shtetit. 32 vite politika shqiptare nuk ka ndërmarrë akte serioze. Jo vetëm kaq por shantazhi në politikë ka qenë një nga instrumentet e luftës politike. Kjo ka ndodhur në Shqipëri. Kjo ka qenë pengesa më e madhe se përse dosjet nuk janë hapur, e vërteta ka qenë e cunguar. Lufta politike e ka përdorur dhe ky është keqpërdorimi më i madh që i është bërë kësaj pjese të rëndësishme të koshiencës. Shoqërisë shqiptare i është ofruar harresa. Është i vonuar, por duhet bërë. Nëse s’merr fund do vazhdojë dhe hanxhari i shantazhit në sfera politike. Në gusht nisi si provokim i një lufte politike dhe sot është ende e pazgjidhur. Propozimi i bërë nga ne ishte ky, të hapen dosjet për këdo dhe pa kufizim. Gjyqtari i vërtetë të mos jenë palët politike në parlament se rreziku i përdorjes për luftë politike është i pranishëm por të jetë publik. Ligji i Lustracionit mund të duket arkaike që në Shqipëri të mund të flitet për lustracionin në 2023. Lustracioni të jetë pa thika, të mos jetë lojë politike”, tha Alibeaj.

Për të pastruar politikën nga personat e lidhur me ish sigurimin e shtetit, Kuvendi i ka hapur rrugë rivlerësimit të pastërtisë së figurës për politikanët dhe funksionarët publikë, pavarësisht certifikatave nga komisionet Mezini-Bezhani.

Në Komisionin e Ligjeve vijon shqyrtimi për nismën ligjore të lustracionit.

Më herët, Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ishte i hapur për bashkëpunim me Enkelejd Alibejn për ligjin e hapjes së dosjeve.

Taulant Balla duke folur per mediat

Përdoret një ligj i ri i posaçëm ku ndërhyhet përmes Autoritetit të Dosjeve që merr vendimin përfundimtar që të mos jesh i zgjedhur apo të emërohesh në pozicione shtetërore. Të bëjmë bashkë propozimin tonë dhe të opozitës. Propozimi ynë është i hapur për t’u diskutuar bashkë me atë të PD.

E rëndësishme është që pas 32 vitesh duhet t’i japim zgjidhje.

Sot po them që jemi të hapur të diskutojmë me opozitën, e rëndësishme është rezultati përfundimtar.

Mekanizmi ynë që kur dedektohesh humb kur je zgjedhur dhe pozicionin që ke marrë. Sot është moment i rëndësishëm kur ka konsensus. Sot mund të them me zërin më të lartë të mundshëm se jemi në prag të përmbylljes…”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë