Gazeta Si – Alarm për tornado në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën 43 janë regjistruar në gjashtë shtete, Arkansas, Mississipi, Iowa, Tennessee, Illinois dhe Wisconsin.
Shteti më i prekur është Arkansas, ku ka 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa në Illinois stuhia rrëzoi çatinë e një teatri ku po zhvillohej një koncert: një i vdekur dhe 28 të plagosur mes më shumë se 250 personave që ndodheshin në sallë.
Janë 28 milionë amerikanë që jetojnë në zonat e Jugut dhe Perëndimit, ku Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar kthimin e alarmit.
Guvernatorja e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke vënë në dukje se ka “dëme të konsiderueshme” në pjesën qendrore të shtetit. “Banorët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm pasi stuhitë vazhdojnë të përhapen”, tha ai.
Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 sipas kohës lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.
Shefi i zjarrfikësve, Shawn Schadle, u tha gazetarëve se 28 persona u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre ishin në gjendje të rëndë.
Dëme të shumta u raportuan në pjesën e jugut dhe të perëndimit. Shtetet e Arkansasit dhe Misurit shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
Një tornado e madhe e goditi kryeqytetin e shtetit të Arkansasit, Little Rock, duke rrokullisur makina, thyer çati dhe rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Më shumë se 40 tornado u raportuan në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës amerikane të Parashikimit të Stuhive.
Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u shtynë ose u anuluan pasi pasagjerët u këshilluan të strehoheshin diku shkaku i motit të “rëndë”. Kjo valë tornadosh vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado në Misisipi vrau 26 njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje