Politike

Lufta brenda llojit/ ‘Je patericë’, kandidatja e PD i përgjigjet Berishës: Nuk bashkëpunoj me non gratat

TIRANË- Kandidatja e PD-së për bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini ka reaguar akuzave që Sali Berisha i bërë një ditë më parë, teksa prezantoi para demokratëve Zef Hilën.

Në një reagim në Facebook, Drini shkruan se nuk do të tërhiqet nga gara

 “Zoti non grata! Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj: Unë jam Klomentina DRINI! Jam pro amerikane! Jam pro europiane! Jam pro mbretërisë! Nuk bashkëpunoj me persona nongrata! Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike!

Partia Demokratike, nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.

Theksoj se pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s’ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas!”, shkruan ajo.

Një ditë më parë, Sali Berisha nga Vau i Dejës e etiketoi kandidaten e PD, si patericë e Edi Ramës.

“Dua ti them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin.  Është e pafalshme në një moment historik për vendin, në një moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës, që të bëhet një patericë e atij regjimi që po shkreton Shqipërinë çdo ditë. Ndaj dhe ftoj përsëri çdo demokrat, në Vaun e Dejës dhe kudo, të mendojnë, prap ka kohë të mendojnë dhe votat e tyre ti bashkojnë”, tha Berisha një ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë