Gazeta Si – Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë ku janë përplasur 3 automjete.
Për pasojë 6 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ku njëri prej tyre u dërgua te Spitali i Traumës në Tiranë.
Mësohet se mjeti tip “Opel” dhe mjeti tip “Toyota” kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës.
Ndërkohë që mjeti furgon “Benz” po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit. Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë, cka ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës.
Spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci. Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.
Policia po heton për rrethanat e këtij aksidenti dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes ku u përfshinë 3 automjete, mes të cilave dhe një furgon mallrash.
Të plagosur kanë mbetur:
-Rudolf Hysenllari
-Kristi Bice
-Fatmir Muhaj
-Nafize Hatroçi
-Mynyr Hatroçi
-Klodiana Hatroçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje