Ka ndodhur

I gjenden armë zjarri në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec, në kërkim nipi

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij, pasi mbanin pa leje në banesë armë zjarri dhe municione luftarake.

Sipas Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. C., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec.

Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme.

“Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë 23-vjeçari E. B., banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë