Bota

Siguria rrugore, Parisi ndalon marrjen me qira të skuterëve elektrikë

Parisienët kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë në qytetin e tyre me pothuajse 90% të votuesve që ishin pro ndalimit të tyre.

Referendumi ishte si një përgjigje ndaj një numri në rritje të njerëzve që janë plagosur ose kanë ndërruar jetë me skuter.

Nga 1.38 milionë njerëz në regjistrin zgjedhor të qytetit, pak më shumë se 103,000 morën pjesë, sipas shifrave zyrtare. Nga këta, mbi 91,300 votuan kundër skuterëve.

Parisi është një nga qytetet e para që ka miratuar përdorimin e automjeteve elektrike por kritikët argumentojnë se ato po shkaktonin më shumë dëm sesa mirë.

Prej kohësh kritikët kanë ngritur zërin për mënyrën se si disa njerëz i drejtojnë ato, duke lëvizur nëpër trafik, mes njerëzve nëpër trotuare dhe duke ecur mbi shpejtësinë e lejuar.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo thirri referendumin, ku votuesit mund të thoshin nëse ishin pro ose kundër skuterëve që merreshin me qira. Skuterët privat nuk ishin pjesë e votimit.

Nga frika se klientët e tyre kryesisht të rinj nuk do të dilnin për të votuar, tre operatorët kryesorë, Lime, Dott dhe Tier përdorën mediat sociale për t’i nxitur njerëzit të votonin në favor të tyre. Ata gjithashtu ofruan shëtitje falas gjatë gjithë ditës të dielën por gjithsesi votuesit votuan kundër tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë