Pas 3 dekadash në pushtet, Milo Gjukanoviç ka rënë nga “froni”.
Polikani i ri Jakov Milatoviç fitoi bindshëm në raundin e dytë, duke u zgjedhur kështu Presidenti ri i Malit të Zi.

Pas rezultateve, Gjukanoviç nuk hezitoi të urojë Milatoviçin dhe ta përgëzojë për fitoren, duke u shprehur se Mali i Zi zgjodhi dhe ai e respekton zgjedhjen e tyre.
“Mali i Zi zgjodhi dhe unë e respektoj atë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Milatoviçin për besimin që mori në zgjedhjet presidenciale, i uroj që të jetë president i suksesshëm sepse nëse ai është president i suksesshëm do të thotë që Mali i Zi do të një vend i suksesshëm dhe se do të shkojë drejt këtij qëllimi.
Ky është rasti i parë që para së gjithash t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje kontribuan për të pasur një proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në Malin e Zi, i cili sigurisht e kontribuon reputacionit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij. Gjithashtu dua të falënderoj edhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi që më kanë dhënë besimin e tyre” tha ai.
Edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka uruar Millatoviçin për fitoren.
Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”
Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, 71 për qind e votuesve votuan në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, apo rreth 383.300 votues.
Të drejtën për të votuar për njërin prej tyre e kishin 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vetëm 1.777 votues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje