Politike

Rama: Ftoj në podcastin tim kundërshtarët, por edhe të panjohurit

Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij.  

Kryeministri thotë se në këtë podcast nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, nëse këta të fundit do të pranojnë

Rama sqaron se do të flasin për gjëra ku nuk shkon ‘syri’ i vëmendjes publike.

“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i  menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë