Politike

Escobar para zgjedhjeve në Tiranë, takon Ramën dhe Alibeajn, shmang njerëzit e Berishës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë në datat 11-13 prill.

Është zbardhur gjithashtu edhe agjenda e takimeve të tij edhe pse ende jo zyrtare. Mësohet se ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, presidentin e Republikës, Bajram Begajn si dhe takime me PD-në zyrtare, kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, nënkryetaren Jorida Tabaku dhe sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi.

Escobar nuk dihet nese do të ketë takim me Ilir Metën por e sigurte që jo me përfaqësues të grupimit të Sali Berishës.

Mësohet se në fokus të diskutimit do të jetë forcimi i marrëdhënieve ShBA-Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë