Gazeta Si – Në Holandë, një person humbi jetën dhe të paktën 30 të tjerëë u plagosën në një aksident hekurudhor që ndodhi gjatë natës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, përplasja midis dy trenave, pranë Voorschoten, midis Hagës dhe Leiden, ka shkaktuar daljen nga shinat të një prej dy vagonëve në bord që kishte nga 50 deri në 60 persona.






Sipas njoftimeve nga shërbimet e urgjencës, shumë prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë: njëmbëdhjetë nga personat e përfshirë u shpëtuan dhe u vendosën menjëherë pas aksidentit në banesat e banorëve lokalë, ndërsa 19 të tjerë u dërguan në spital.
Pas përplasjes, vagoni i përparmë i trenit të natës, një linjë ndërqytetëse që udhëtonte nga Leiden në Hagë, doli nga shinat duke përfunduar në një fushë pranë shinave, ndërsa i dyti u përmbys anash.
Ngjarja ka shkaktuar një zjarr të vogël, i cili është shuar nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë, shërbimi hekurudhor holandez, në pritje për të sqaruar shkaqet e aksidentit, njoftoi se të gjithë udhëtimet e trenave që operojnë në seksionin midis Leiden-it dhe Hagës janë anuluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje