Politike

Rama bën prezantimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Presidenti Bajram Begaj dekretoi ditën e djeshme Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.

Përmes një postimi në Facebook , kryeministri Rama ka njoftuar se sapo ka mbaruar prezantimi në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit i Vlora Hysenit.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, ka shkruar Rama.

Vlora Hyseni është ish-zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë