Politike

Lidhje të Kryemadhit me para ruse? Rama: Drejtësia të flasë, është emergjencë kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të nisë hetimi për Monika Kryemadhin nëse ka marrë para nga rusët në kompani offshore.

“Këto rublat paskan qenë shejtan i madh na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, që drejtësia e re do të japi përgjigje kësaj pasi kjo është një çështje e një emergjencë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Në jemi vend i NATO-së dhe kjo përzierje me offshore e lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parave që këtu duan të sjellin lirinë është problem i madh pasi drejtësia duhet ta hetojë më urgjencë. Edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë” u shpreh Rama.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka mohuar të ketë lidhje me llogari në parajsat fiskale.

Të hënën në mbrëmje, ajo deklaroi nuk ka llogari bankare jashtë vendit, ftoi socialistët që të bënin kallëzim penal ndaj saj për rastin në fjalë, ndërsa paralajmëroi se do të depozitoje padi penale dhe civile ndaj “TCH” e cila publikoi lajmin.   

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama tha se me këtë qeveri po luftohet edhe korrupsioni.

 “Është dashur të vij kjo mazhorancë që të luftohet korrupsioni nga drejtësia, pa i hyrë kurrë në mes pushteti ekzekutiv. Më tregoni një rast në historinë e Shqipërisë që një ministër ka shkuar në burg. Ma tregoni kur!”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë