Sali Berisha ishte të martën në Tropojë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.
“…Unë e di se procesi i primareve, i pari në 32 vite, nuk ishte i përsosur, por u garantoj ju se ai do bëhet gjithnjë e më i përsosur. Kurrë PD nuk do emërojë kryetarin tuaj, kryetarin e bashkisë suaj, deputetin tuaj, por ju e vetëm ju me vullnetin tuaj do i zgjidhni ata.
Ta pyesim pak Rexhën, ti kandidat i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Cili qytetar i ketij rrethi të ka votuar ty? Nga dole ti? Nga sirtaret e Edi Ramës.
Kudo që shkojmë, përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e bodrumeve të mafies…”, tha Berisha
Ai u fokusua tek investimet e qeverisë në veri.
“…Më thoni mua në 10 vite, përveçse janë asfaltuar 10 km rrugë, çfarë investimesh ka bërë kjo qeveri për alpet dhe banorët e tyre? Zero, përkundrazi në vitin 2013 ne hoqëm për 8 vite taksat për çdo investim në zonat malore.
Ligji i parë që ndryshoi, ishte anulimi i këtij ligji. Ndaj dhe sot, alpet kanë mbetur aty ku ishin”
Berisha foli edhe për gjyqin në Hagë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK
“…Ky regjim është njëkohësisht një regjim fund e krye antishqiptar. Sot, shqiptarët kanë një kryeministër vegël e shpifur e Aleksandër Vuçiçit.
Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Byberi, vrapon nga samiti në samit si avokat i Vuçiçit. Vrapon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i imponohet Serbisë që të respektojë sanksionet ndaj Putinit, duke kërkuar që Serbia të mbetet një Rusi e vogël.
A mundet një shqiptar të marrë përsipër këtë rol tradhtari që merr Edi Rama?

A mundet një malësor t’i shërbejë Edi Ramës, njësoj si t’i shërbejë armiqve të kombit.
Zgjedhjet më 14 maj janë për fatin e Shqipërisë. Edi Rama është një armik i shqiptarëve, një armik i Kosovës.
Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin nër parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë.
A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin ciklik serb në Kosovë? A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin e vitit 13 në Lumë, Has, Dibër, Tropojë, të certifikuar nga specialistë ndërkombëtarë të kohës?
Ky është një antishqiptar që nuk e ka parë toka…”, tha ai. Berisha premtoi edhe dyshtetesine per kosovaret nese PD-ja vjen ne pushtet
“Autostrada e Bregut të Drinit do jetë autostrada e alpeve, do jetë një nga projektet më kryesore.
Projekti është gati. Ajo del rruga më panoramike jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit, një nga rrugët më panoramike të gjithë Europës.
Do jetë përparësi e parë.
Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhën do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD-së në pushtet.
Së fundmi, sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë.
Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën ose të dyja bashkë.
Ai kufi mbetet si një relike e padrejtësisë që është bërë ndaj shqiptarëve.
Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme.
Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë, është zgjedhje e jetës sonë, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje