Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të PS për Bashkinë e Kuçovës.
PL thekson se Hajdari është dënuar dikur në Greqi por nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe garon për një mandat të dytë.

Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999.
Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.
Kryebashkiaku i Kuçovës është shprehur më herët se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohej në formularin e dekriminalizimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje