Politike

Rama premton rritje pagash për mësuesit: Me dy etapa brenda 1 viti

Nga Gazeta Si- Me afrimin e zgjedhjeve, qeveria ka ‘zgjidhur’ qesen duke shpallur rritjen e pagave. Pas rritjes së pagave për punonjësit e administratës, kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje të pagave për mësuesit.

Gjatë një takimi me mësuesit e Tiranës, kryeministri tha se “nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë 3500 për mësuesit e shkollave 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe 5800 për drejtuesit, që të bërtasin më shumë. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë 95 550, ndërsa mësuesit në shkollën e mesme 106 800 lekë”.

Kryeministri shpjegoi se rritja e pagave do të realizohet në dy etapa, ku fillimisht do të bëhet rritja 7% dhe pastaj në hapin tjetër, pra vitin e ardhshëm paga e arsimtarëve do të kapërcejë në një tjetër nivel.

“Kemi bërë një plan me dy hapa i cili do të nisë tani dhe do të përmbyllet në vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje. Ju e dini shumë mirë që për mësuesit, ishte parashikuar edhe për mjekët, rritja 7%  kështu që do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në hapin tjetër dhe ky nuk është premtim, por plan financiar, në hapin tjetër pra vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë