Bota

Ish-presidenti Trump nën arrest, pret në paraburgim nisjen e gjyqit mbi 5 akuzat

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është vënë nën arrest në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në ku ai po qëndron në paraburgimin policor përpara se të hyjë në sallën e gjyqit, pak orë më vonë.

Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth Social teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit duke shkruar:

“Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, në Gjykatë. Duket kaq SUREALE – UAU, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA!”

Aktualisht ish-presidenti amerikan është i përfshirë në pesë procese të ndryshme dhe së fundmi është zyrtarisht nën akuzë për çështjen e yllit amerikan të pornos, Stormy Daniels.

Akuzat e tjera janë ato të evazionit fiskal, mbajtjen e dokumentev sekrete, presionin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve 2020 në Xhorxhia dhe dhunën e 6 janarit në Kapitol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë