Çuditërisht, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë në lidhje me akuzën dhe arrestimin e Trump në Nju Jork, pak momentë më parë.
Konferenca e sotme e përditshme për shtyp filloi me çështje të tjera – kryesisht bashkimi i Finlandës në NATO, por edhe kompanitë e teknologjisë, dhuna me armë dhe arrestimi i një gazetari të Wall Street Journal në Rusi.
Megjithatë, shpejt erdhi pyetja e parë në lidhje me aktakuzën e Trump.
“Ky është një rast në zhvillim dhe ne thjesht nuk do të komentojmë,” – tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë”.
Karine Jean-Pierre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se me orët e mbulimit të lajmeve që i kushtohen akuzës së Trump, “ai do të kapë një pjesë të lajmeve”.
“Por ky nuk është qëllimi i tij”- shtoi ajo./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje