Gazeta Si – Tekniku i zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit.
60-vjeçari i identifikuar si A.S., u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi.
Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vujon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.
Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje