Politike

‘Zgjedhjet test për demokracinë’, Celibashi takim me ambasadoren e SHBA dhe të BE

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann zhvilluan një takim me Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Këtë të mërkurë Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend.

Në këtë takim, Celibashi prezantoi platformën elektronike për raportimin financiar, ku theksoi se ky sistem do të forcojë monitorimin lidhur me financimin e partive politike, ku do të kërkohet transparencë mbi fondet e dhëna në fushatë.

KQZ Shqiperi sot me Ambasadoren e European Union in Albania, znj. Christiane Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, znj. Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtine e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.

Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në #KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga #KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se #KQZ do të vijojë të mbetet e barazlarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit.

Falenderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë