Ka ndodhur

Konflikt për pronën në Lezhë, vëllezërit përfundojnë në spital pas grushteve

Gazeta Si – Një konflikt për kufirin e tokës, dyshohet se u bë shkak për një përplasje mes dy vëllezërve mëngjesin e kësaj të mërkure në Lezhë.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ndodhi në fshatin Merqi, ku mësohet se vëllezërit patën fillimisht një konflikt verbal mes njëri-tjetrit, që u përshkallëzua në përplasje fizike.

Palët u goditën me grushta, duke bërë që njëri prej vëllezërve të përfundonte në spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve dhe motiveve të konfliktit mes dy vëllezerve.

Ata u morën në pyetje në lidhje me rastin, ndërsa nga veprimet paraprake rezulton se ata ishin në konflikt prej kohësh për kufirin ndarës të tokës në afersi të banesave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë