Partia Socialiste, koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Agrare Ambientaliste janë të vetmet forca politike që do të kenë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në të 61 bashkitë e vendit.
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt nuk do të dalë me logon e saj në 4 bashki, Vorë, Roskovec, Dropull dhe Pustec ndërsa ka vetëm 16 emra kandidatësh për kryetarët e bashkive në gjithë Shqipërinë.
Listat nuk janë formalizuar ende nga KQZ por në rastin e Alibeajt as nga ky i fundit.
Enkelejd Alibeaj mblodhi disa here kryesinë, kolegjin e kryetarëve dhe por në asnjë prej deklarimeve zyrtare ai nuk foli me lista dhe emra konkret me të cilët do të dilte në fushatë.
Nga deklaratat e tij, ai ka veçuar vetëm kandidatin e Tiranës, Roland Bejko, duke shpjeguar se pse nuk e mbështeti Belind Këlliçin për Tiranën.
Emrat e PD për 14 Majin
1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan – Florian Qamo
6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
8. Dibër – Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Mirditë-Mark Ruçi
12. Vau i Dejës- Klomentina Drini
13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
15-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
16-Bashkia Finiq- Leonidh Papa
Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar
1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje