Ka ndodhur

Kërcënuan me armë zjarri 40-vjeçarin në Gramsh, në pranga 2 autorët e dyshuar

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga në Gramsh, pasi kishin kërcënuar me armë zjarri një 40-vjeçar para pak ditësh.

Në pranga kanë rënë V.K., 40 vjeç dhe S.H., 34 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në aksin rrugor ‘Gramsh-Moglicë’ kanë kërcënuar me armë zjarri 40-vjeçarin, R.Sh.

Ky i fundit gjithashtu është vënë në pranga pasi gjatë dëshmisë së tij në polici, ka dhënë deklaratë të rreme.

Ndërkohë vijojnë hetimet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë