Politike

Meta: Shkodra, qarku më i diskriminuar nga qeveria

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qeveria e ka shkatërruar qarkun e Shkodrës nga ana administrative.

Meta e bëri deklaratën kur prezantoi kandidatin e opozitës për Malësinë e Madhe, Isa Ramaj.

“Ne jemi popull blegtor, po nuk zhvilluam blegtorinë me çfarë do zhvillohemi. Sot nuk gjen dot mish vendi. Paketa e Kosovës për Bujqësinë dhe blegtorinë është fantastike ndërsa këtu braktisja është totalisht e qëllimshme.

Në qarkun më të diskriminuar të Shqipërisë nga kjo qeveri. Flas për Shkodrën. Si mund t’i hiqet Shkodrës drejtoria e Arsimit, drejtoritë e Ujërave, Shkodra është ujëmbledhësi më i madh. Si mund të heqësh arkivat e Shkodrës. Si mund të heqësh drejtorinë e Shërbimit Informativ. Si mund të hiqen të gjithë gjykatat. Ky shkatërrim administrative që i bëri Shkodrës nuk është rastësi.

Jam i sigurt që Shkodra dhe Malësia e Madhe do të jetë në krye të kësaj fitoreje të madhe që po troket me 14 Maj. Nuk kanë më asnjë propozim ata. E vetmja gjë që i ka mbetur është presioni te njerëzit. Ata takohen vetëm me administratën. E duan t’i bëjnë like dhe share dhe të firmosin për korrupsionin e tyre”, tha Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë