Ka ndodhur

Kapshticë, 34-vjeçari kapet me 41.250 euro të padeklaruara në kufi

Gazeta Si – Një 34 vjeçar është vënë nën hetim nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, pasi nuk deklaroi shumën prej 41.250 eurosh dhe 41.500 lekë të reja.

I riu, i identifikuar si K.H me banim në Kamëz, ishte pasagjer në kamionin që drejtohej nga O.P. Gjatë kontrollit që iu bë nga oficerët iu gjetën shumat e parave të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi siç e përcakton ligji.

Për pasojë, janë sekuestruar shumat e parave që iu gjetën gjatë kontrollit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë