Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me sektorin e shërbimeve hoteliere, ku premtoi edhe aty rritje pagash, por e paqartë se si sa kohë që ky shërbim është privat dhe qeveria nuk mundet te nderhyje
“Investimi, pagesa e punonjësve është investim dhe për ne kjo nuk është thjesht një çështje rritje pagash në sektorin privat, është një çështje beteje kundër shfrytëzimit, ky është shfrytëzim. Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky është shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa.
Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qeveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shtetit me paratë e shtetit kompani ndërtimi që thonë që paguajmë punëtore me pagë minimale, gënjejnë pasi nuk ka punëtor sot që hip në skelë dhe të vjen me pagë minimale.
E dyta ajo që paguajnë në të zezë duhet të dalë në të bardhë dhe e tretë nuk mundet ne t’ju japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtore që nuk marrin një pagë dinjitoze.
Ne nuk mund të mbështesim me paratë e popullit shqiptar dhe shteti punon i gjithi me taksa, kompani të cilat shfrytëzojnë shqiptarët. Shqiptarë që shfrytëzojnë shqiptarë, për turpin e dheut. E fundit që kam është të jeni të bindur për një gjë që kjo paga këtu, paga juaj mesatare do të shkojë në vazhdim do shkojë afro 85 mijë lekë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje