Politike

Meta në Shkodër, Spahia: Fitojmë 5 me 0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur se opozita në qarkun e Shkodrës do të fitojë me rezultatin 5-0.

Komentet Spahia i bëri gjatë prezantimit të tij nga Ilir Meta, te strukturat e Partisë së Lirisë në Shkodër.

“Ne padyshim që vijmë ndryshe nga të gjitha bashkitë e tjera, nga një përballje jashtëzakonisht të fortë si ajo e 6 marsit, ku u përballëm me makinerinë e madhe shtetërore që kërkonte të mboshtte edhe kalanë e fundit të opozitarizmit. Por nuk ja doli. Kur jemi bashkë asgjë nuk nan dal. Bashkë fitojmë nga Shkodra dhe nga Shkodra do të fillojmë edhe dallgën e madhe që do të fshijë ato tentative të ish-bllokmenëve për të kthyer monizmin.

Jemi përballur me pengesa të jashtëzakonshme të një pushteti të paskrupullt, që ka vetëm interesin e xhepave dhe të një grushti të ngushtë personash. Kësaj papërgjegjshmërie ne do i vendosim përballë forcën e vullnetit tonë. Shkodra renditet në vend të parë për emigracionin masiv. Pra edhe njëherë duke u kthyer te fokusi ynë kryesor në 14 maj, fitorja jonë në Shkodër dhe jo vetëm. Siç e ka thënë edhe Meta, ne në Shkodër do të fitojmë 5-0. Njerëzit me zor presin për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie”, u shpreh Spahia. Më herët edhe Meta beri thirrje që Shkodra të votoje për Bardh Spahinë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë