Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për rritje pagash në shërbimin e hotelerisë, teksa shigjetoi edhe kompanitë e ndërtimit për pagat ndaj punonjësve.
‘Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!
Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.
Nuk punon dot për shumicen një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!’- shkruan Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje