Ka ndodhur

Trafikonte 10 emigrantë të paligjshëm në furgon, pranga të riut në Sarandë

Gazeta Si – Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Sarandë, pasi u kap duke transportuar dhjetë emigrantë të paligjshëm në një furgon.

Sipas policisë së Sarandës, i riu me iniciale O.L., po i transportonte emigrantët kundrejt fitimit. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të arrestuarit.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë