Gazeta Si – Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë pas mesnatë në Korçë. Sipas policisë, makina është në pronësi të shtetasit me inicialet K.C.
Policia thotë se rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.
Sipas burimeve paraprake, djegia e makinës dyshohet të jetë e qëllimshme. Pronari i mjetit, nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.
Burime bëjnë me dije se gjatë kqyrjes së kamerave të sigurisë, shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, bën me dije policia./
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje