Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, e ftuar në një intervistë për emisionin “Top Story”, u pyet ndër të tjera se përse nuk u takua zyrtarisht me kreun aktual të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kur erdhi në Shqipëri
Pse ndodhi kjo dhe a është normalizuar apo e keni lënë përsëri në një lloj periferie pjesën zyrtare të Partisë Demokratike, siç quhet?
“Jo, çështja është se ne ndërveprojmë me ata deputetë që janë vendimtarë, veçanërisht për procesin e integrimit europian. Pra, që është Komisioni për Integrimin Europian dhe gjithashtu Këshilli Kombëtar, me të cilët kam shumë ndërveprim dhe është shumë e rëndësishme t’i kemi të gjitha partitë aty, sepse nëse dëshironi të keni një demokraci të gjallë, gjë që, në fakt, është ajo për çka përpiqemi në demokraci, jo vetëm që ju duhet qeveria dhe shumica, por gjithashtu keni nevojë edhe për sistemin e kontrollit dhe balancimit, që do të thotë një opozitë e fortë, që në të vërtetë mund të udhëheqë, me shumicën, debatet për qasjen më të mirë, cilat janë idetë më të mira. Dhe kjo është ajo që, natyrisht, pa komentuar betejat e brendshme në partitë politike, mungon për momentin. Nuk kemi një opozitë të fortë për ta luajtur atë rol të kontrollit dhe balancimit në parlament”, u pergjigj ambasadorja e BE
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje