Gazeta Si – Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy, kandidon për Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve të vitit 2024 për Partinë Demokratike, ku me shumë mundësi do të sfidojë edhe kandidaturën e Jor Bidenit.
Drejtuesi i fushatës së tij, John Sullivan, konfirmoi për CNN se avokati mjedisor, djali i ish-senatorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kennedy, i cili u vra në vitin 1968 (vëllai i John), ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
Kennedy, 69 vjeç, është i njohur për aktivizmin e tij kundër vaksinave: ai përmblodhi teoritë e tij në librin, “The Real Anthony Fauci: Bill Gates, Big Pharma, and the Global War on Democracy and Public Health” dhe është pjesë e “duzinës së pistë”, 12 personat fizikë, të cilët vetëm kanë prodhuar dy të tretat e dezinformimit social kundër vaksinës në Shtetet e Bashkuara.
Ai është në vendin e dytë në këtë renditje jo të këndshme të hartuar nga Qendra Kundër urrejtjes Digjitale dhe Anti-Vax Watc, pas Joseph Mercola-s.
Ai gjithashtu u hoq nga Instagrami përgjithmonë në shkurt të vitit 2021, ndërsa mbeti në Twitter dhe Facebook.
Zbritja e tij në terren ishte parashikuar tashmë nga vetë Kennedy muajin e kaluar në një postim në Tëitter, në të cilin ai njoftoi se donte “të hynte në garë, nëse arrij të mbledh fonde dhe kam mbështetës të mjaftueshëm”. Me sa duket, misioni u krye.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje