Presidenti kinez Xi Jinping, pas takimit me Presidentin e Francës Emanuel Macron, tha se ishte gati të telefononte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kohën e duhur, raportoi një diplomat francez për AFP.
Ndërsa Macron i kërkoi homologut të tij kinez që të mos i dorëzojë Rusisë asgjë që mund të përdoret në luftën e saj kundër Ukrainës, siç raportohet nga një burim diplomatik francez që mori pjesë në takimin mes dy presidentëve.
Dërgesat e armëve nga Kina në Rusi “do të dëmtonin ndjeshëm” marrëdhëniet midis Brukselit dhe Pekinit, sepse “ndihma e një agresori do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Ky është paralajmërimi që presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i ka përcjellë presidentit Xi Jinping.
“Kam inkurajuar presidentin Xi Jinping të kontaktojë Presidentin Zelensky. Ishte interesante të dëgjoje presidentin Xi të përsëriste gatishmërinë e tij për të biseduar (me të) kur koha dhe kushtet janë më të përshtatshme. “Unë mendoj se është një element pozitiv,” shtoi Ursula von der Leyen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje