Ka ndodhur

Bulqizë, aksidentohet furgoni me nxënës të shkollës profesionale të minierës

Gazeta Si – Një furgon që trasportonte nxënësit e shkollës profesionale të Bulqizës drejt minierave është aksidentuar këtë të enjte në Bulqizë. Policia raporton se 5 prej pasagjerëve ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 

“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon)”, njoftoi policia.

Sipas burimeve paraprake, 5 prej tyre janë dërguar në spitalin rajonal. Nxënësit e degës “Gjeologji Miniera” shkojnë çdo ditë për të kryer praktikën në galeritë e kromit.

Nga informacionet e marra nga spitali, bëjnë me dije se të 5 nxënësit po marrin ndihmën mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë