Gazeta Si – Libani ka sulmuar me raketa Izraelin, në atë që konsiderohet mësymja më e rëndë që nga konflikti izraelito-libanez i vitit 2006.
Nga 34 raketat e lëshuara – shpjegoi ushtria – 25 u kapën nga sistemet antiraketë, gjashtë kaluan mbrojtjen, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy të plagosur.
“Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për çdo veprim që ndërmarrin”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në mbledhjen e Kabinetit të Sigurisë. Dhe reagimi i ushtrisë izraelite nuk vonoi, duke goditur katër objekte që i përkisnin Hamasit. Sulmet ajrore rezultuan në të paktën katër shpërthime të mëdha në Gaza.
Ushtria izraelite tha se goditi disa tunele dhe dy vende të prodhimit të armëve. Pas sulmit, sirenat e sulmit ajror u aktivizuan në jug të Izraelit, duke sinjalizuar lëshimin e ri të raketave nga Rripi i Gazës.
Armiqtë tanë nuk duhet të gabojnë, debati i brendshëm në Izrael nuk do të na pengojë të veprojmë kundër tyre. Jemi të gjithë të bashkuar”, nënvizoi Netanjahu, duke shpjeguar se Izraeli “nuk ka asnjë qëllim” të ndryshimit të status quo-së në Malin e Tempullit.
Kryeministri më pas bëri një apel për “shpirtrat e qetë” edhe pse Izraeli “do të veprojë me vendosmëri kundër ekstremistëve që ushtrojnë dhunë”.
Raketat nga Libani mbi Izraelin kërcënuan t’i vënë flakën Lindjes së Mesme. Sipas burimeve ushtarake të shtetit hebre, fraksionet palestineze të pranishme në Liban, janë përgjegjëse për lëshimin e 34 raketave drejt Galilesë perëndimore.
Më parë, shtatë raketa të tjera (asnjëra prej të cilave nuk arriti në territorin izraelit), u lëshuan nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik drejtpërdrejt nga Rripi i Gazës, në ditën e hapjes së festimeve të Pashkës.
Kuadri i referencës për këtë ringritje tensioni është situata në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem, ku ditët e fundit ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë izraelite dhe palestineze.
Natyrisht, në qendër të diskutimit është Libani, nga territori i të cilit nisi sulmi, por disa analistë kanë theksuar se shkalla e aksionit do të kishte qenë e vështirë të arrihej pa pëlqimin e Hezbollahut. Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, po viziton Bejrutin nga Hassan Nasrallah, kreu i Hezbollahut, një aleat i Iranit.
Hedhja e raketave nga Rripi i Gazës pasoi incidente të reja. Palestinezët fajësuan policinë izraelite që hyri në xhami me granata trullosëse dhe duke gjuajtur plumba gome.
Policia është kundërpërgjigjur duke denoncuar se dhjetëra të rinj kanë futur gurë dhe fishekzjarrë në xhami, duke tentuar të qëndrojnë brenda.
SHBA-ja ka mbështetur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten “nga çdo agresion”, ndërsa OKB-ja, duke dënuar lëshimin e raketave, ka kërkuar “moderim” nga të gjitha palët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje