Partia Socialiste mblodhi këtë të premte në orën 08.00 të mëngjesit kryesinë ku u diskutua mbi strategjitë që do të ndiqen në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.
Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i tha gazetarëve se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër, siç e përcakton kodi zgjedhor. Ai tha se PS nuk ka qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
“Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete të mëdha masive. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitete. Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla. Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit”, tha Gjiknuri.
Sekretari i përgjithshëm i PS nuk la pa komentuar edhe akuzat ndaj Monika Kryemadhit.
“Pala tjetër nuk ka asnjë program. Sa i takon akzuave për Kryemadhin, nuk është çështja se sa herë do deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, i takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën. Faktet janë evidentuar, dhe i takon drejtësisë. Veçse PS nuk do shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemës është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve. Logon dhe sloganin tonë politik do të bëjmë publik, por do t’i mëshojmë mesazhit të progresit dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh Gjiknuri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje