Ka ndodhur

Krujë, 64-vjeçari kapet me armë dhe fishekë pa leje

Gazeta Si – Një 64-vjeçar është vënë në pranga në Krujë, pasi u kap me një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Policia njoftoi se e vuri në pranga B.I., 64 vjeç, banues në Krujë pas informacioneve se ai posedonte armë dhe municion.

Arma dhe fishekët janë sekuestruar menjëherë nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë