Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka përfunduar projektligjin për reformën e re të pagave e cila prillin e ardhshëm pritet të jetë përmbushur.
Në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se është vendosur që paga mesatare në sektorin publik, nga 563 euro do të shkojë në 900 euro.
Kryeministri tregoi edhe kategoritë që preken nga rritja e pagës dhe fashën e rritjes për to.
LEXO EDHE:
– Ibrahimaj: Shqipëria do të rrisë kokurrueshmërinë me fuqi punëtore të kualifikuar
– Rama: Duhet pagë minimale në nivele të ndryshme sipas sektorëve. Të rinjtë kanë pretendime të tjera
“Specialistët e thjeshtë në administratën publike do kenë një rritje page deri në 81 mijë lekë, mësuesit e gjimnazeve mbi 100 mijë lekë dhe ata në arsimin bazë deri në 94 mijë. Një rritje të konsiderueshme pedagogëve të gjithë sistemit universitare me 20%, duke iu dhënë mundësi që ata të shkojnë në 30%, sepse ato janë autonomë. Infermierët do të shkojnë nga 87 mbi 90 mijë lekë. Për zjarrfikësit deri në 80 mijë lekë. Do të vijojë rritja e pagave edhe për forcat e armatosura dhe punonjësit e gardës”-shpjegoi Rama.
Ai shtoi se efekti në buxhet i kësaj reforme do të jetë i konsiderueshëm, por i përballueshëm.
Referuar fjalës së tij më të hershme kur njoftoi se rritja e pagës në sektorin publik do të nxisë dhe atë privat, Rama tha se kjo do të bëhet me anë të fuqisë punëtore.
“Është proces i ndërthurur, sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit dhe aftësinë e tërheqjes së burimeve të kualifikuara dhe përgatitjen e tyre. Kjo nxit dhe sektorin privat ta bëjë që në fakt po ndodh. Ne jemi optimistë!”-tregoi Rama duke shtuar se sipërmarrjet duhet të ndryshojnë qasjet se vajzat e reja nuk punojnë më në fason tani.
Pas kryeministrit, fjalën e mori ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se efekti total i reformës së pagave në buxhet do të jetë 83 mld lekë deri në vitin 2025, por nuk do të ndikojë në borxh dhe do të ndodhë brenda politikave fiskale.
Ibrahimaj shtoi se pagat e mësueseve, pedagogëve, punonjësve të shëndetësisë dhe sigurisë do të nisin rritjen që këtë muaj, duke shtuar se do të ketë shtesa të tjera ligjore që do të detajojnë çdo rritje.
Ministrja e Financave tha se qeveria ka vendosur edhe një rritje pagës së presidentit të vendit, në vlerën e 425 mijë lekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje