Ka ndodhur

Marrin me qira ‘Audi Q8’ në Kosovë dhe e shesin në Tiranë, në pranga dy persona

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë trafikuar dhe më pas kanë shitur në Shqipëri një makinë luksoze të marrë me qira në Kosovë.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. 

Dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë