Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar se shteti i vogël ballkanik po nxiton drejt një nacionalizmi serbomadh.
Ai tha se e udhëhoqi Malin e Zi gjatë një periudhe tepër delikate ndërsa tha se aktualisht me zgjedhjen e presidentit të ri, shteti po nxiton drejt nacionalizmit serb, gjë që ishte parandaluar nga vetë Gjukanoviç.
“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze. Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviç.
Fundjavën e kaluar, Gjukanoviç pësoi humbjen e parë në politikë gjatë karrierës së tij të gjatë, duke u konsideruar edhe si politikani me qeverisjen më jetëgjatë në vend.
Presidenti i ri ka premtuar se Mali i Zi do jetë pjesë e Bashkimit Europian brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa nuk ka ngurruar të shprehë pikëpamjet e tij proserbe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje