Ka ndodhur

Shkodër, 18-vjeçari plagos tre të rinj pas një sherri me thika

Gazeta Si – Tre të rinj kanë mbetur të plagosur në Shkodër si pasojë e një sherri me thika të ndodhur pranë poliklinikës në qendër të qytetit.

Policia thotë se rreth orës 12:30 në lagjen “Qemal Stafa”, një 18 vjeçar i identifikuar si A.H., pas një konflikti, ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij. Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga burime paraprake, raportohet se njëri prej të plagosurve paraqitet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit ndaj bashkëmoshatarëve të tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë