Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama nisi sot takimet lidhur me reformën e pagave, me punonjësit e policisës së shtetit dhe të burgjeve.
Ai njoftoi se rritja e pagës për to, që do të bazohet edhe në vjetërsinë e punës do të jetë me dy faza fpër punonjësit e policisë mbi 12 mijë dhe për punonjësit e burgjeve, mbi 3.500 brenda vitit dhe rritje tjetër më vonë.
“Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139.375 lekë dhe bëhet sot, me 48.125 shtesë mujore, shkon në 187.500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24.125 dhe bëhet 137.500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112.500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20.445 dhe shkon në 97.500.
Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138.375, shkon në 187.500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71.000 lekë e shkon në 97.500 lekë”, – tha Rama.
Shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Akademinë e Sigurisë, Rama njoftoi rritjen e pagave edhe për PMNZH (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim).
“Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1.181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë. Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.
Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49.125 deri në 16.500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, – tha Rama.
Kryeministri shtoi se rritja e pagës është një formë motivimi për punonjësit. Një ditë më parë, ai njoftoi se qeveria ka përfunduar draftin e rritjes së pagave, ku për një vit pritet që paga mesatare të shkojë deri në 900 euro, në sektorin publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje