Ka ndodhur

Dyshime për trafik droge, bllokohet furgoni dhe gomonia Vlorë

Gazeta Si – Një furgon dhe një gomone që dyshohet se do të transportonin drogë, janë bllokuar mbrëmjen e të shtunës në pyllin e Poros në Vlorë.

Sipas burimeve policore, gomonia ka qenë të braktisur dhe dyshohet se ajo do shërbente për trafikim të lëndëve narkotike.

Forca të shumta policie kanë bërë krehjen e zonës dhe gjithë vijës bregdetare në afërsi të vendit ku u gjet gomonia nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, grykëderdhja e Vjosës dhe deri në bregdetin e Semanit.

Fshati Pish Poro në Novoselë ka dalje në lumin Vjosë çka përdoret shpesh herë për aktivitete kriminale pasi krahas daljes në Vjosës gjendet në të edhe pylli i Pish Poros, i cili përdoret nga këta persona për humbur gjurmët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë