Mbi 45 mijë besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e mbajtur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit për festën e Pashkëve.
Në fillim të ceremonisë, i frymëzuar nga besimi thelbësor i krishterë se Jezusi u ringjall nga të vdekurit pas kryqëzimit të tij, Papa Françesku spërkati ujë të shenjtë ndërsa recitonte fjalë rituale në latinisht.
Ende duke u rikuperuar nga bronkiti, 86 vjeçari anashkaloi procesionin tradicional të së Premtes së Mirë në Koloseun e Romës për shkak të temperaturave të ftohta gjatë natës.
Në fund të meshës, Françesku mbajti dhe fjalimin tradicional, i njohur me emrin e tij latin, “Urbi et Orbi”, që do të thotë “për qytetin dhe për botën”, një mesazh që shpesh përdoret për të dënuar luftërat dhe padrejtësitë në mbarë globin, duke përfshirë persekutimin fetar.
Papa Fraçesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, teksa ka dhënë mesazhin për Pashkët. Ai po ashtu bëri thirrje për dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.
papa Françesku mbajti meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit.
“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha ai.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë” dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë.
Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre. Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”.
Papa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, teksa dhuna është rritur së fundmi në Jerusalem, por edhe ka pasur sulme ku janë përfshirë Izraeli, Libani dhe Siria.
Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve u rritën pasi javën e kaluar policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, që konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve. Kjo ngjarje nxiti reagimin e ashpër nga bota arabe.
Në mesazhin e tij, Françesku po ashtu bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve të shkurtit që vranë pothuajse 56.000 persona në Turqi dhe Siri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje